Lajme

Kelmendi nga Haga: Ky popull di të reagojë si duhet, kur duhet

Gazetari Adriatik Kelmendi, i cili gjendet në Hagë të Holandës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL-UÇK në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së, thote se populli shqiptar di të reagojë si duhet, kur duhet.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kelemendi shkroi se më shumë po përshëndeten në Holandë sot shqip, sesa në korzo të Prishtinës.

“Protesta për drejtësi për krerët e UÇK-së, e cila do të mbahet pak më vonë në një park afër Gjykatës Speciale, me aq sa takuam deri tash, duket se ka mbledhur shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali e Zi e deri te Amerika e Australia.  Ky popull, megjithatë, di të reagojë si duhet kur duhet”, shkroi ai. 

Back to top button