Gazetari, Adriatik Kelmendi ka thënë se Andria Mandiq ka gjasa të jetë kryetari i ri i Parlamentit të Malit të Zi.
Kelmendi, duke iu referuar raportimeve të disa mediave malazeze dhe ndërkombëtare, është shprehur se ky është një kërcënim për sigurinë e rajonit.
“Pro Rusisë dhe pro Serbisë, kundër NATO-s dhe kundër Kosovës. A. Mandiq ka gjasa të jetë kryetari i ri i Parlamentit të Malit të Zi. Ky është kërcënimi për sigurinë e rajonit.” Në fillim do të dalim nga NATO pastaj do të shkatërrojmë njohjen e Kosovës”, thuhet në titull. Deputetët e Shqipërisë në Mal të Zi duhet ta ndalin këtë”, ka shkruar ai në “X”.
Referuar titullit të medias malazeze CDM, Mandiq ka thënë se “kur të vijmë në pushtet së pari do të dalim nga NATO-ja dhe më pas do të shkatërrojmë njohjen e Kosovës”.