Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kelmendi: Mbi 60 mijë aplikime për subvencionim librave,  PDK-ja nuk do që buxheti të shkojë te prindërit

    15/08/2024 20:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka thënë se për 24 orë janë proceduar  64 mijë e 244 aplikime për subvencionim me libra.

    Ministria e Arsimit edhe këtë vit do të subvencionojë prindërit për t’i blerë librat e nxënësve për vitin e ri shkollor.

    PDK-ja si parti opozitare ka kritikuar këtë formë, duke thënë se kjo i ngarkon prindërit.

    Por, sipas zëvendësministrit të Arsimit, PDK-ja është kundër që buxheti të shkojë të prindërit, duke përmendur dy deputetët e këtij subjekti politik, Ardian Kastratin dhe Bekim Haxhiun.

    “Dje dhe sot, PDK ka reaguar për furnizimin me tekste shkollore. Kryesisht ishin të shqetësuar se nuk janë bërë tendera milionësh për blerjen e teksteve me shtëpitë botuese.  Deputetët Ardian Kastrati e Bekim Kamishi në emër të PDK-së janë kundër që buxheti të shkojë te prindërit dhe nxënësit.   Ata ndanë brengen se po subvencionojmë drejtpërdrejt prindërit jo vetëm për tekste por edhe për materialet e tjera shkollore.  Çka të bie në sy me të parën në reagimet e tyre është shtrembërimi i fakteve por edhe një dozë jo e vogël e mungesës së njohurive”, ka thënë ai.

    “Ata nuk tregojnë pse. Mbase, ngase nuk e thonë dot publikisht motivin e vërtetë të këtij reagimi që e bëjnë.  Krejt ndryshe është reagimi i qytetarëve. Për 24 orë janë proceduar me sukses 60,244 aplikime. Aplikim i lehtë dhe i shpejtë”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

    Artikuj të ngjashëm

    Votimi për nënkryetar, Hoxha: Ndarja e procesit në dysh është devijim

    Qeveria e Kosovës shpërndan libra falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë

    Çitaku, Haxhiut: Lista Serbe s’ka si të na shantazhojë, s’kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta

    Të Fundit

    Votimi për nënkryetar, Hoxha: Ndarja e procesit në dysh është devijim

    Turqia mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë

    Arifi: Lista Serbe është e vdekur politikisht në Serbi, me këto veprime në Kuvend po e rikthejmë

    Kryeministri kroat kritika BE’së rreth sulmit në Banjskë: Kaloi pa deklarata serioze, u bëmë sikur të mos kishte ndodhur

    Krasniqi pas kërkim-faljes së Dimal Bashës: Vetëm dorëheqja është e vetmja rrugë e ndershme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.