Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar nga kryeprokurorët efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave të ndryshme penale apo janë përfituar nga vepra penale, e të cilat gjenden në depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, raporton Express.
Në njoftim thuhet se është parashikuar edhe mundësia e shitjes së automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara apo edhe e shfrytëzimit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi, “krejt kjo me qëllim të parandalimit të pasojave që mund t’i bëhen buxhetit të shtetit për shkak të mos veprimit adekuat të prokurorëve”.
“Po ashtu në takim u diskutua edhe mundësia e pjesëmarrjes së prokurorëve të shtetit në trajnimet e Akademisë së Drejtës Evropiane (ERA), si dhe çështje të tjera profesionale”, thuhet në njoftim.