Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KEK-ut i rekomandohet që t’i shfrytëzojë 7 milionë euro nga qeveria për import të energjisë

    18/08/2022 19:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar rekomandime nga Komiteti Teknik për Energji, ku kryesori sipas tyre është shfrytëzimi i 7 milionë eurove nga subvencioni i qeverisë për import të energjisë elektrike.

    Sipas KEK-ut, ky rekomandim ka ardhur për të mbuluar kërkesën vendore, me qëllim të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike dhe eliminimit të devijimeve.

    “Aktualisht, KEK është duke punuar intensivisht me Ministrinë e Ekonomisë në finalizimin e marrëveshjes për jetësimin e rekomandimeve të Komitetit Teknikë të Energjisë”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në njoftim thuhet se KEK-u po vazhdon të pranoj një sasi të caktuar të energjisë elektrike nga Korporata Elektro-energjetike Shqiptare.

    “Kjo sasi po merret nga depozitimi që KEK-u kishte bërë për disa muaj në KESH dhe po vazhdon të depozitoj sa herë që KEK-u ka teprica. E gjithë kjo me qëllim furnizimit të konsumatorëve fundor dhe evitimin e reduktimeve. Në këtë drejtim, KEK deri më tani ka depozituar mbi 120.000 MWh, ndërsa gjatë 4 ditëve të fundit nga KESH-i kemi pranuar rreth 3,500 MWh”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

    Artikuj të ngjashëm

    Zjarr tek “Kosova A”, nga KEK thonë se s’ka vend për shqetësim: Janë djegur disa barishta

    “Edhe babai im i vrarë në luftë ka punuar në termocentral” – Punëtori i KEK-ut emocionon me rrëfimin e tij, falënderon Labinot Tahirin për ndihmën

    “Faleminderit shumë”, shpërthen në lot punëtori i KEK-ut pasi merr vesh për shpërblimin nga Labi

    Të Fundit

    Lejoi të futen pa kontroll veshje të falsifikuara sportive, arrestohet doganieri dhe shoferi i furgonit

    Kos: Plani i Rritjes – Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së

    Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë euro

    Koci aplikon në librin Guinness për ta futur Kosovën aty me 48 dështimet në konstituimin e kuvendit

    Operacioni i sotëm, Sveçla: Bojan Jevtiq u arrestua për spiunazh për llogari të strukturave të sigurisë së Serbisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.