KEK-u ka bërë thirrje për bizneset që të shpejtojnë për të nënshkruar kontratat për furnizimin me energji. Kjo pasi sot ishte afati i fundit, por që u shty, siç u thua pas ‘interesimit të jashtëzakonshëm, nga bizneset’.
Ndryshe, bizneset të mërkurën do të protestojnë për vendimin e ZRrE-së.
E plotë:
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏Ë𝐑 𝐊𝐎𝐍𝐒𝐔𝐌𝐀𝐓𝐎𝐑Ë𝐓 – 𝐀𝐅𝐀𝐓𝐈 𝐏Ë𝐑 𝐋𝐈𝐃𝐇𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐊𝐎𝐍𝐓𝐑𝐀𝐓𝐀𝐕𝐄 𝐅𝐌𝐅 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐇𝐄𝐓 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐏Ë𝐑 𝟏 𝐃𝐈𝐓Ë
Të nderuar konsumatorë,
Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 10.06.2025
Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë. Për informata shtesë apo asistencë në procesin e lidhjes së kontratës, ju lutemi na kontaktoni:
𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢@𝐤𝐞𝐤-𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐲.𝐜𝐨𝐦
𝟎𝟖𝟎𝟎 𝟏𝟎𝟔𝟎𝟎
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
𝐊𝐎𝐑𝐏𝐎𝐑𝐀𝐓𝐀 𝐄𝐍𝐄𝐑𝐆𝐉𝐄𝐓𝐈𝐊𝐄 𝐄 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕Ë𝐒