Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e ka liruar nga detyra e Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit.
Kjo pasi Krasniqi u arrestua në prill të vitit të kaluar nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”.
“Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, tghuhet në njoftim.
Krahas këtij vendimi, KEK tashmë ka vendosur që ditët në vijim të iniciojë procedurat për shpalljen e konkursit të ri për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Njoftimi:
Bordi liron nga detyra z. Nagip Krasniqi, konkursi për pozitën e Kryeshefi Ekzekutiv në ditët ne vijim
Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës.
Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi.
Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Gjithë t’ mirat,
Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS