Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Kek shtëpie me kos – Receta e lehtë plotë ëmbëlsi

    14/09/2024 22:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një recetë e thjeshtë, e ëmbël e cila përgatitet krejt thjeshtë dhe pa shumë mundim.

    E shijshme dhe e kombinueshme në mënyra të ndryshme, me fruta të thata, arra, bajame, lajthi, fruta të freskëta, por edhe akullore me shije të ndryshme.

    Më poshtë,  ju sjell recetën fantastike të kekut me kos krejt lehtë në kushtet e shtëpisë.

    Nëse preferoni, gjatë përgatitjes së brumit mund ta shtoni pak banane të prerë në kubikë apo fruta të tjera që preferoni.

    Një kombinim tjetër interesant i këtij keku është përdorimi i pak arre kokosi të grirë gjatë përgatitjes së brumit

    Përgatitja e Kekut me Kos

    Përbërësit

    • 2 gota uji me miell gruri
    • 2 kokrra vezë
    • 1 gotë uji sheqer
    • 2 filxhan kafeje kos
    • 2 filxhanë kafeje gjalpë të tretur  (për një gatim më të shëndetshëm, ju këshillohet përdorimin e vajit të ullirit, madje edhe në rastin e ëmbëlsirave)
    • 2 lugë gjelle lëkurë limoni apo portokalli e grirë
    • ½ e lugës së kafesë me sodë buke
    • 1 filxhan kafeje me arra të thërrmuara (sipas preferencës)
    • Një lugë sheqer pudër

    Përgatitja

    Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon që në një tas të rrihni vezët me sheqerin.

    Në vijim shtoni kosin, gjalpin e tretur, lëkurën e limonit ose portokallit, arrat e thërrmuara dhe nëse dëshironi edhe fiq të thatë të grirë hollë.

    E gjithë masa përzihet mirë.

    Më pas, sitet mielli, përzihet me pak sodë buke dhe i hidhet masës së përgatitur.

    Brumi nuk duhet të rrihet shumë që të mos bëhet elastik.

    Pastaj hidhet në një formë keku apo tepsi të lyer më parë me pak vaj dhe të pudrosur me miell.

    Piqet në furrë përreth 35-40 minuta në 180 gradë.

    Lihet të ftohet pak, hiqet nga tava dhe sipër i hidhet sheqer pudër.

    Gjatë përgatitjes së kekut një pjesë e tij mund të përzihet sipas preferencës me kakao dhe i hidhet sipër, kurse pjesa tjetër lihet e bardhë

    Artikuj të ngjashëm

    Lëngu i portokallit lufton kancerin

    Përse duhet të hani oriz?

    Ky ushqim mund të ndihmojë në parandalimin e shtimit të peshës, veçanërisht pas menopauzës

    Të Fundit

    Danimarka merr Presidencën e BE-së, zotohet se do të avancojë negociatat e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

    Vendoset gurthemeli i stacionit policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë

    Arrestohen katër gazetarë të revistës satirike turke “LeMan” në Turqi, publikuan vizatimin e profetit Muhamed

    Samiti për Planin e Rritjes në Shkup, del një fotografi, Kurti e Rama aty, Vuçiq gati të shkojë

    Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së realizon ushtrimin fushor “Tango Mike”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.