Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Këshilli i Etikës rekomandon suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi

    23/04/2024 14:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë vendim për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi.

    Siç raporton sot Koha.net, Këshilli ka nxjerrë vendim përmes së cilit rekomandon suspendimin e profesorit të dyshuar për ngacmim seksual.

    Rekomandimi i Këshillit të Etikës do t’i shkojë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, i cili pritet të vendosë për përfundimisht rreth këtij propozimi.

    Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.

    Krasniqi, i cili është profesor i matematikës në Fakultetin e Edukimit, ka dëshmuar të hënën para Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës.

    Profesori i ka hedhur kategorikisht poshtë akuzat për ngacmim seksual të mbi 25 studenteve.

    Ai ka thënë se studentet e kanë bërë denoncimin për shkak të dështimit për të kaluar provimin. Ka thënë se “të gjitha shprehjet në ankesë janë shpifje”.

    Artikuj të ngjashëm

    Këshilli i Etikës merr vendim për profesorin Xhevat Krasniqi

    Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

    Profesori Xhevat Krasniqi pezullohet nga puna

    Të Fundit

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.