Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Uncategorized

    Këmbimi valutor, euro bie nën 100 lekë

    12/08/2024 22:00
    Close-up on a stack of Euros and Albanian Lek.
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një euro këmbehet sot me 99.95 lekë, duke rënë për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve.

    Prej disa muajsh, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor për të mos lejuar rënien e monedhës evropiane poshtë vlerës së 100 lekëve, por kjo barrierë u thye sot. Aktualisht, kursi euro-lekë është në rënie me afërsisht 3.8 për qind krahasuar me një vit më parë, raporton Top Channel.

    Nga kjo rënie, dëmtohen emigrantët që sjellin euro në Shqipëri, para që sot kanë një vlerë më të vogël. Ndërkohë, përfitojnë shtetasit që i kanë të ardhurat në lekë dhe kredinë e paguajnë në euro.

    Historikisht, presionet sezonale mbi kursin arrijnë nivelin maksimal mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, megjithëse në dy vitet e fundit ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe disa valë paniku afatshkurtra që kanë përfshirë tregun e kanë thyer disi dinamikën normale të tregut.

    Artikuj të ngjashëm

    Nga janari deri në nëntor, diaspora dërgoi 1.2 miliardë euro në Kosovë

    Gushti “shkriu” euron/ Monedha europiane preku nivelin më të ulët të këmbimit ndër vite

    Nga sot, Euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

    Të Fundit

    Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti

    “Ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve”, arrestohet 21 vjeçari në Kaçanik

    Zjarre në Turqi: Mbi 50 mijë persona evakuohen

    Hap i ri në neuroshkencë: Krijohet pajisja që regjistron ëndrrat nëpërmjet inteligjencës artificiale

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.