Komisioni Evropian thuhet se do të rekomandojë që të nisin bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, gjatë këtij muaji.
Është pjesë e një përpjekjeje për të sinjalizuar mbështetje për Kievin përpara se Hungaria të marrë presidencën e radhës të BE-së në muajin e ardhshëm, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.
Në fillim të këtij viti, BE-ja njoftoi se po dërgonte një ndihmë shtesë prej 42 miliardë funtesh për Ukrainën – por vetëm pas disa javësh rezistencë nga Hungaria, e cila thuhet se ka shqetësime për të drejtat e pakicave në Ukrainë.
Marrëveshja përfshinte një diskutim vjetor të paketës dhe opsionin për ta rishikuar atë në dy vjet “nëse është e nevojshme”.
Hungaria merr presidencën e radhës të BE-së më 1 korrik.
Aktualisht udhëhiqet nga Belgjika.