Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kë do ta zgjedh Kamala Harris si kandidat për nënpresident?

    26/07/2024 21:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në ditët në vijim, kjo do të jetë pyetja më e madhe politike në Shtetet e Bashkuara pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara për t’u rizgjedhur në Shtëpi të Bardhë edhe për një mandat dhe që kur Nënpresidentja Kamala Harris u bë kandidatja e pritshme demokrate. Kandidati republikan Donald Trump tashmë zgjodhi senatorin J.D. Vance si kandidatit për nënpresident.

    Për momentin, Kamala Harris po bën fushatë vetëm. Në mesin e atyre që mund t’i bashkohen asaj si kandidat për nënpresident janë një numër guvernatorësh përfshirë atë të Karolinës Veriore Roy Cooper, një demokrat që ka fituar në një shtet që votoi pro republikanit Donald Trump për president, apo Guvernatori Josh Shapiro i Pensilvanisë, një shtet i konsideruar jetik nga të dy partitë për të fituar në nëntor.

    Në listë është edhe astronauti Mark Kelly, aktualisht senator nga Arizona.

    Me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate vetëm disa javë larg, procesi i përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident do të jetë i shpejtë.

    “Rreziku i një procesi të përshpejtuar është që ka gjëra që mund të anashkalohen. Gabimet do të ishin shmangur nëse do të ishte një proces normal. Por ajo nuk ka zgjidhje tjetër. I duhet të veprojë me shpejtësi dhe të bëjë zgjedhjen e duhur”, thotë analisti William Galston nga Instituti “Brookings”.

    Zgjedhja e duhur nuk mbështetet në ndonjë teori shkencore. Ajo ka të bëjë me përzgjedhjen e kandidatit që sjell më shumë vota, sidomos në një numër të vogël shtetesh të diskutueshme, përcaktuese pëpr rezultatin e zgjedhjeve.

    Përzgjedhja e kandidatit për nënpresident nënkupton një përqendrim tek gjeografia më shumë se tek karakteri.

    “Mendoj se dikush nga shtetet e pjesës qendrore apo edhe nga pjesa jugore e Shteteve të Bashkuara do të jenë zgjedhja më e mirë. Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear mendoj se do të ishte zgjedhje e mirë. Duhet të sigurohemi që kemi kandidatura të baraspeshuara ngaqë kemi një kandidat nga Kalifornia”, thotë delegati demokrat, Jay Chen.

    Kamala Harris është nga Kalifornia. Dhe meqë kalkulimet politike përjashtojnë mundësinë që kandidatët për president dhe nënpresident të jenë nga i njejti shtet, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili pritet të jetë kandidati për president në të ardhmen, përjashtohet nga ekuacioni.

    A mund të kandidohen dy gra? Guvernatorja Gretchen Whitmer drejton shtetin e rëndësishëm dhe të papërcaktuar të Miçiganit, por siç duket ajo nuk dëshiron të hyjë në histori përmes kësaj mënyre.

    “Nuk do të largohem nga Miçigani. Jam krenare që jam guvernatore e këtij shteti dhe i kam qëndruar pranë këtij parimi. E di që të gjithë gjithmonë kanë dyshime dhe ma bëjnë vazhdimisht këtë pyetje. Ju po e bëni punën tuaj, por unë do rri këtu”, deklaroi Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer.

    Popullariteti si guvernator apo suksesi si ligjvënës në Kongres nuk është garanci që një kandidat mund të korr sukses si pjesë e dyshes në zgjedhjet presidenciale, thotë autori i dy librave mbi postin e nënpresidentit, Joel K. Goldstein

    “A janë gati të shkëlqejnë në skenën kombëtare? Ajo dallon shumë nga gara brenda një shteti apo distrikti”, thotë Goldstein nga Universiteti “Saint Louis”.

    Njeriu i dytë në presidencë po ashtu duhet të jetë dikush që votuesit e pranojnë si dikë që është vetëm një hap larg të qenit president./VOA

    Artikuj të ngjashëm

    Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira

    Intervista e Harris për Fox News, shkëmbime të nxehta mbi emigracionin e çështje të tjera

    Kamala Harris publikon raportin shëndetësor që thotë se ajo është e aftë për detyrat si presidente

    Të Fundit

    Pjesa veriore e Mitrovicës nesër mbetet pa ujë, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit

    Tërmet në Iran

    Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, s’kërkojnë më lirim me kusht nga Gjykata Speciale

    Bardhyl Mahmuti tha se Nexhmedin Spahiu prezantohej dikur si “Nexho Spahiq”, i reagon analisti

    Adriatik Kelmendi: Shteti në rënie të lirë, kur të gjithë ecin përpara, ne ia kemi mësy’ pingul teposhtë!

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.