Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    KE del me konkluzione për Kosovën e Serbinë

    27/10/2023 15:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli Europian ka nxjerrë konkluzionetpër samitin e mbajtur dje dhe sot.

    Në mes tjerash, KE ka dalë edhe me një konkluzion për Kosovën dhe Serbinë, duke paralajmëruar për pasoja në rast të dështimit të uljes së tensioneve.

    “Këshilli Europian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. KE dënon ashpër sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. Bashkimi Europian pret që autorët të kapen dhe të sillen me shpejtësi para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojnë plotësisht dhe të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim. Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshme de-përshkallëzimi, si dhe të sigurojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës”, thuhet ndër të tjera.

    “Dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja”, paralajmëron KE.

    Ndërkaq, Këshilli Europian shpreh keqardhje për “mungesën e zbatimit nga të dyja palët të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e zbatimit të saj, si dhe marrëveshjet e tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe i mbështetur nga Përfaqësuesi Special”.

    KE i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë ato, pa vonesë ose parakushte.

    “Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën europiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit”.

    Bashkimi Europian tha se do të vazhdojë të punojë ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e tyre reformuese në rrugët e tyre europiane.

    Artikuj të ngjashëm

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.