Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KDI reagon pas largimit nga puna të zyrtarit të MTI-së: Sinjalizuesit duhet të mbrohen, jo të persekutohen

    31/01/2024 16:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka deklaruar se është duke përcjellur me shqetësim zhvillimet e fundit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

    “Përmes mediave, është kuptuar se sinjalizuesi publik Ermal Kutllovci, i përfshirë në zbulimin e skandalit lidhur me rezervat shtetërore, është përballur me masa disiplinore – largim nga puna, me arsyetimin se ka shkelur detyrat dhe përgjegjësit brenda institucionit.

    Kutllovci, duke shërbyer si zyrtar përgjegjës për cilësinë e naftës dhe produkteve të naftës në Departamentin e Rezervave Shtetërore në MINT ka treguar se në vazhdimësi ka raportuar tek eprorët e tij, përfshirë edhe ministren në detyrë, mbi shkeljet dhe parregullsitë sa i përket furnizimit me rezerva shtetërore”, thuhet në reagimin e KDI-së.

    KDI shton se duke marrë për bazë interesin e lartë publik në lidhje me rastin e keqpërdorimeve me rezerva shtetërore për të cilat janë duke u zhvilluar hetime nga organet përkatëse, është thelbësore që MINT të demonstrojë se vendimi për shkarkimin e Kutllovcit është i bazuar vetëm në shkelje disiplinore dhe nuk vjen si një përgjigje ndëshkuese ndaj aktivitetit të tij si sinjalizues.

    “KDI, bënë thirrje që masat e tilla ndëshkuese të mos shqiptohen nga insitucionet ndaj punonjësve që sinjalizojnë mbi keqpërdorimet dhe parregullsitë në vendin e punës, e aq më pak kur të njëjtit raportojnë mbi çështje që prekin interesin publik. Sinjalizuesit në Kosovë kanë mbrojtje të garantuar me ligji nga çdo veprim i dëmshëm që vjen si pasojë e sinjalizimit.

    Analiza e fundit e KDI-së e publikuar në dhjetor të 2023, “(Mos)zbatimi i ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve në sektorin ekzekutiv” shpërfaqë që institucionet e qeverisë në përgjithësi nuk ofrojnë infrastrukturë fizike të përshtatshme që do të inkurajonte punëtorët e sektorit publik të sinjalizonjë mbi keqbërjet. Kjo ka qenë një ndër shkaqet kryesore që rastet e sinjalizimit të brendshëm nëpër disa ministri të jenë minimale ose inekzistente”, thuhet në reagim. 

    Artikuj të ngjashëm

    Hajdari: Nuk mund të ndërhyjmë në çmimin e importit të naftës

    “Skandali me rezervat shtetërore”, kaq vota mori Rozeta Hajdari

    Liburn Aliu tregon pse nuk është në listën e VV-së

    Të Fundit

    Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin Ratko Mladiq

    143 ditë në vapë, Tirana ndër qytetet më të nxehta në Evropë

    Varroset sot i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Zjarri në lokalin në Fushë Kosovë – detaje për rastin japin zjarrëfikësit

    Toka në pikën më të largët nga Dielli – por pse është kaq nxehtë?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.