Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KDI: Moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit tregon mungesë të vullnetit politik për kompromis

    19/04/2025 15:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se me miratimin unanim të raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve dhe dhënien e betimit nga deputetët, është bërë një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

    “Edhe pse raporti nuk përfshin dorëheqjet formale, në procesverbal janë përfshirë deklarimet verbale të Kryeministrit dhe ministrave në detyrë, të cilat u përdorën si bazë për tejkalimin e situatës – një zgjidhje kjo e diskutueshme politikisht por e paqartë juridikisht. Megjithatë, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit – hapi më thelbësor në konstituimin e Kuvendit – nuk u realizua. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme, dhe seanca u pezullua”.

    KDI bën thirrje që të gjithë deputetët, pavarësisht përkatësisë politike, të kontribuojnë në mbylljen me sukses të kësaj seance konstituive.

    “Por, theksojmë që përgjegjësia kryesore bie mbi subjektin më të madh në Kuvend, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka për detyrë të udhëheqë procesin dhe të bëjë gjithçka që kërkohet – përfshirë diskutime dhe kompromise politik – për të siguruar një shumicë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Zvarritja e mëtejshme e këtij procesi jo vetëm që dëmton funksionimin e institucioneve, por rrezikon të thellojë edhe më tej krizën politike dhe institucionale”, shkruajnë nga KDI.

    KDI rikujton se funksionalizimi i Kuvendit është parakusht për të gjitha zhvillimet tjera demokratike në vend, përfshirë formimin e Qeverisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Miftaraj: Deputetët e VV-së i kanë ra shkelm fukarallëkut – secili i veshur me garderobë firmato

    KDI mirëpret ftesën e Presidentës, për takime konsultative me partitë politike

    Cakolli i reagon Muratit: Në Gjermani votimi i fshehtë është rregull, Merz negocioi nuk i ndryshoi procedurat

    Të Fundit

    Krasniqi nis takimin me Osmanin – pamjet nga Presidenca

    Ligji GENIUS kalon në Senatin Amerikan: Një kthesë historike drejt rregullimit të stablecoin-eve

    Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari

    Pas Eglit, Olsi Bylyku ndahet edhe nga e dashura e re?

    35-vjetori i deklaratës së 2 Korrikut, LDK: Pikënisje e një rruge të re për Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.