sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    I kërkojnë Kurtit të raportojë në Kuvend për dialogun me Serbinë, KDI: Është përgjegjësi kushtetuese

    06/07/2021 14:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Demokratik i Kosovës i ka dërguar letër publike kryeministrit Albin Kurti, e ku i kanë kërkuar qartësi dhe transparencë për procesin e dialogut, shkruan Gazeta Express.

    Në këtë letër është përmendur edhet insistimi i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë që ky proces të jetë transparentë.

    “Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ju drejtohet me këtë kërkesë publike për të ofruar transparencë rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ishte në opozitë, në vazhdimësi ka insistuar që transparenca dhe llogaridhënia ndaj Kuvendit dhe qytetarëve rreth këtij procesi janë kyçe. Tani që udhëhiqni me Qeverinë, nga ju presim që t’u përmbaheni këtyre parimeve”, thuhet në letër.

    Përveç përmendjes së mosraportitmit të kryeministrit Kurti për takimin e 15 qershorit në Bruksel, nga KDI është ngritur shqetësimi edhe për takimin e nesërm që do të mbahet në Bruksel në mes të zv.kryeministrit Besnik Bislimit dhe palës serbe.

    “Mungesa e transparencës po thellohet edhe sot, kur në Bruksel po mbahet takim i kryenegociatorit, z. Besnik Bislimi me palën serbe, ndërkohë që Kuvendi dhe as publiku nuk janë të njoftuar për këtë takim, temat që do të diskutohen si dhe qëndrimin që do t’a paraqesë Qeveria e Kosovës. Të njëjtat shqetësime vlejnë edhe për takimin e nivelit të lartë, të paralajmëruar për datën 25 korrik, midis jush dhe presidentit Vuçiq”, thuhet më tutje aty.

    Letra e plotë:

    I nderuar Kryeministër z. Albin Kurti,

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ju drejtohet me këtë kërkesë publike për të ofruar transparencë rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ishte në opozitë, në vazhdimësi ka insistuar që transparenca dhe llogaridhënia ndaj Kuvendit dhe qytetarëve rreth këtij procesi janë kyçe. Tani që udhëhiqni me Qeverinë, nga ju presim që t’u përmbaheni këtyre parimeve.

    Më 15 qershor keni marrë pjesë në takimin e parë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me Presidentin e Serbisë, ku keni paraqitur 4 propozime. As para dhe as pas vizitës tuaj në Bruksel nuk keni raportuar në Kuvend lidhur me pozicionin e Qeverisë së Kosovës për të ardhmen e këtij procesi si dhe më konkretisht lidhur me këtë takim. Mbeten ende për tu qartësuar më në detaje propozimet tuaja të paraqitura në Bruksel siç mbeten për t’u qartësuar hapat që do të ndërmerrni si Qeveri në kuadër të këtij procesi.

    Mungesa e transparencës po thellohet edhe sot, kur në Bruksel po mbahet takim i kryenegociatorit, z. Besnik Bislimi me palën serbe, ndërkohë që Kuvendi dhe as publiku nuk janë të njoftuar për këtë takim, temat që do të diskutohen si dhe qëndrimin që do t’a paraqesë Qeveria e Kosovës. Të njëjtat shqetësime vlejnë edhe për takimin e nivelit të lartë, të paralajmëruar për datën 25 korrik, midis jush dhe presidentit Vuçiq.

    Mbyllja e procesit krijon hapësirë për dezinformim, sidomos për faktin që ky proces i ndjeshëm për aq kohë që po vazhdon, është bërë shkak i polarizimeve politike e shoqërore. Andaj, KDI ju fton që sa më parë ti drejtoheni Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme dhe të raportoni mbi takimet e mbajtura duke respektuar parimin e informimit të deputetëve, para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut me Serbinë. Raportimi i ekzekutivit në Kuvend është përgjegjësi kushtetuese, e mbi të gjitha vlerë e qeverisjes së përgjegjshme.

    Artikuj të ngjashëm

    ​Kurti: Marrëveshja nuk po zbatohet për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë

    Asistenti i Kurtit tallet me sëmundjen e Isa Mustafës

    “Nuk e di a mund ta konsiderojmë ende partner Albin Kurtin”, eurodeputeti gjerman për deklaratën e Hill: Thjesht, çmenduri

    Të Fundit

    Ironizon Kajtazi: Luani ka filluar të zbutet

    Aksident i rëndë në Shtërpcë, ka të lënduar

    Ministrit Liburn Aliu nuk i lejohet ta takojë kryetarin e Leposaviqit, KFOR-i e kthen prapa

    Rexhepi: Në projektet infrastrukturore do të përfshihen edhe qasja për personat me nevoja të veçanta

    Kryetari i Zveçanit thotë se e ka formuar kabinetin, s’i bën publik emrat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.