Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KDI-ja publikon raportin: Bllokada në kuvend ka cenuar rëndë funksionimin institucional dhe rendin kushtetues

    07/08/2025 12:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezantoi sot analizën e re mbi pasojat e bllokadës në Kuvendin e Kosovës, e cila ka hyrë në muajin e katërt pa një zgjidhje funksionale.

    Raporti nënvizon se mungesa e konstituimit të kuvendit nuk është më thjesht një krizë politike pas-zgjedhore, por një çrregullim institucional serioz, me pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë funksionale dhe për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Gjatë konferencës për media, Eugen Cakolli nga KDI-ja theksoi se moskonstituimi i kuvendit ka krijuar një vakuum institucional, ku qytetarët janë lënë pa përfaqësim politik, qeveria në dorëheqje vepron pa mbikëqyrje parlamentare, dhe institucionet e pavarura kanë mbetur jashtë kontrollit demokratik.

    “Kuvendi nuk është thjesht një institucion ligjvënës. Ai është themeli i rendit kushtetues të Kosovës. Pa kuvend funksional, qytetarët janë përjashtuar nga vendimmarrja dhe shteti ka hyrë në një fazë pauze”, tha Cakolli.

    Sipas analizës së KDI-së, mungesa e kuvendit ka ndikuar në disa rrafshe të funksionimit të shtetit. Para së gjithash, nuk është respektuar afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e tij, siç e përcaktoi Gjykata Kushtetuese në vendimin KO124/25. Kjo shpërfillje përbën shkelje të qartë të rendit kushtetues dhe minon parimin se vendimet e Gjykatës janë përfundimtare dhe detyruese. Mbi të gjitha, kjo e ka futur vendin në një terren të pashkelur kushtetues, me pasoja të paparashikueshme, që do të duhej të sqaroheshin nga Gjykata Kushtetuese.

    Në këtë periudhë vakumi, qeveria në dorëheqje ka ndërmarrë vendime me ndikim të madh politik dhe financiar – përfshirë mbi 70 milionë euro angazhime buxhetore – në mungesë të kontrollit parlamentar dhe jashtë mandatit të kufizuar që përcakton Ligji për qeverinë. Vendime për ndarjen e subvencioneve, themelimin e komisioneve të përhershme, ose ndryshime kadrovike në borde publike janë marrë, pa asnjë filtër mbikëqyrës apo diskutim institucional.

    Ndërkohë, reforma kyçe të paralajmëruara dhe të dakorduara, si Vettingu dhe Kodi civil, kanë mbetur pezull. Pesë projektligje të reformës në drejtësi janë të bllokuara. Po ashtu, procesi i ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare është ndërprerë plotësisht – përfshirë ato që ndërlidhen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe Planin e rritjes së Bashkimit Evropian, i cili pritet të sjellë mbi 800 milionë euro për Kosovën. Pa një kuvend funksional, të gjitha këto partneritete janë të ekspozuara ndaj dështimit, meqenëse që secila prej tyre duhet të procedohet në procedurë parlamentare nga pika zero – një proces që zgjatë mesatarisht 3 deri në 6 muaj.

    Situata nuk është e kufizuar vetëm në aspektin ligjvënës. Mbi 20 institucione të pavarura, me një buxhet vjetor prej 59 milionë euro, kanë mbetur pa mbikëqyrje. Raportet e tyre për vitin 2024 nuk janë shqyrtuar, ndërsa një pjesë e bordeve vazhdojnë të mbeten jofunksionale. Kjo hap rrugë për ndërhyrje politike, mungesë transparence dhe keqpërdorim të fondeve publike.

    Sferë tjetër e ndikimit të bllokadës institucionale është përjashtimi i qytetarëve nga përfaqësimi demokratik. Prej gati një viti, e sidomos prej tre muajsh, Kosova ka funksionuar efektivisht pa kuvend – pa përfaqësim, pa kontroll dhe pa zë të qytetarëve brenda institucioneve. Kjo gjendje minon legjitimitetin institucional dhe e dëmton në mënyrë të pakthyeshme besimin publik në sistemin demokratik.

    Në përmbyllje të konferencës, KDI-ja u bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe akterëve politikë të veprojnë pa vonesa dhe në përputhje me parimet e kompromisit dhe konsensusit politik, siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu, u kërkua një auditim i plotë i vendimmarrjes së qeverisë në dorëheqje gjatë periudhës së bllokadës.

    Raporti “Bllokada në Kuvendin e Kosovës dhe cenimi i integritetit institucional” është përgatitur në kuadër të projektit “Të rinjtë dhe shoqëria civile për integritet”, i financuar nga Qeveria suedeze përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.

    Artikuj të ngjashëm

    Burri i Albulena Haxhiut kapet me Eugen Cakollin e KDI-së: Nuk o mirë me u zgërthi, veç sa për fonde që ua jep dikush

    Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani nuk e ndalon trajtimin e saj, Gjykata ka të drejtë ta vazhdojë shqyrtimin

    Cakolli për Qeverinë në detyrë: Për suksese të policisë ‘thyejnë këmbët’ për merita, pse askush s’merr përgjegjësi për tragjedi

    Të Fundit

    Burri i Albulena Haxhiut kapet me Eugen Cakollin e KDI-së: Nuk o mirë me u zgërthi, veç sa për fonde që ua jep dikush

    Histori prekëse – Kadri Mahmuti gjen vajzën e tij pas shumë vitesh, falë një emisioni televiziv gjerman

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit nuk certifikohet nga KQZ-ja për zgjedhjet e 12 tetorit

    Shqipëria modernizon ushtrinë me mjetet e blinduara ‘LMV2’

    Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.