sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KDI: “Bordet politike”, konstantja e secilës qeveri të Kosovës

    08/07/2021 08:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot Instituti Demokratik (KDI) ka publikuar hulumtimin “Bordet Politike”, ku ndër tjera ka analizuar Bordet të cilat udhëhoqën me ndërmarrjet publike qendrore gjatë vitit 2020.

    Gjetjet e raportit tregojnë për shkelje të Ligjit pët Ndërmarrje Publike nga të gjitha Qeveritë e Kosovës, në kurriz të pavarësisë “politike” të bordeve, përkundër obligimeve ligjore që kërkojnë që anëtarët e Bordeve të përzgjedhen ose emërohen në bazë të kriterit të profesionalizimit, integritetit dhe pavarësisë politike.

    Praktika tregon shumë raste kur kandidatë të subjekteve politike për deputetë të Kuvendit të Kosovës ose kryetarë komunash që nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur në zgjedhjet e viteve të fundit, janë përzgjedhur si drejtorë të bordeve të ndërmarrjeve publike.

    Analiza tregon edhe për shkelje tjera që lidhen me përbërjen gjinore të bordeve. Shumica e bordeve dominohen nga burrat, edhepse ligji kërkon përfaqësim në masën 50/50. Në praktikë, në vetëm katër nga shtatë Bordet e Ndërmarrjeve publike qëndrore (Trepça, Posta e Kosovës, Infrakos, Ibër-Lepenci, Trainkos dhe Kompania për menaxhimin e mbeturinave) ka përfaqësim të grave.  Edhe sa i përket deklarimit të pasurisë nga anëtarët e Bordeve, gjatë vitit 2020,  anëtarët e dy nga shtatë bordeve, fare nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre.

    KDI kërkon nga Qeveria e Kosovës që gjatë procesit të zgjedhjes apo emërimit të anëtarevë të bordeve të ndërmarrjeve publike, të vendos në bazë të kriterit të profesionalizmit, integritetit dhe paanësisë politike, duke qenë se ndërmarrjet publike, përmes shërbimeve të tyre prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve dhe interesin e gjerë shoqëror.

    Artikuj të ngjashëm

    KDI: Të ndalen ndërhyrjet e pushtetit në punët e drejtësisë

    KDI: Demokracia po rrezikohet me mosefikasitetin e institucioneve të drejtësisë

    Qeveria sfidoi vendimin e Kushtetueses, KDI: Haxhiu ndërhyu në pavarësinë e sistemit gjyqësor

    Të Fundit

    Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

    Mancini publikon listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kombev

    Dugolli thotë se u kërcënua nga Bekë Berisha: E ndezi cigaren në Komision dhe më tha veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

    Ushtarët e KFOR-it ‘shtyhen’ me serbët në tërheqjen e litarit

    Liqeni – Prishtina 01, sonte zhvillohet finalja e dytë në futsal

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.