Klubi i basketbollit “Sigal Prishtina” ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në thirrjen e publikuar në faqen e tyre zyrtare klubi ka bërë të ditur se në këtë konferencë do të marrin pjesë kryetari i klubit Burim Maraj, trajneri Ekrem Memnun, basketbollisti Dardan Berisha dhe Avni Ponari nga Sigal Uniqa Group, përcjellë KosovaPress.
Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference. Konferenca do të mbahet në ora 11:00.
Ky është njoftimi i plotë i Sigal Prishtinës
FTESË PËR MEDIA Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se nesër ditë e enjte, data 25.08.2022, KB Sigal Prishtina mbanë konferencë të jashtëzakonshme për media! Në konferencë marrin pjesë: Burim Maraj – President Avni Ponari – Sigal Uniqa Group Ekrem Memnun – Trajner Dardan Berisha – Basketbollsit Ju mirëpresim!
Ndryshe, sot, në zyret e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të hidhet shorti për edicionin e ri në basketbollin kosovar