Sigal Prishtina është gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi ka mundur Istogun me rezultat 89:71 (30:10, 18:16, 21:18, 20:27).
Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 19:0, dhe ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë.
Më pas zhvillohet më e barabartë, megjithatë, kryeqytetasit nuk lejuan t’i rrezikohej fitorja, duke fituar në fund 89:71.
Te Prishtina u dalluan Steven Davis me 17 pikë, Devoe Joseph me 13 pikë e shtatë kërcime dhe Lejon Zeqiri me 14 pikë e katër kërcime, kurse më të mirët te Istogu ishin Arian Azemi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Matthew Lang me 18 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.
Prishtinë në gjysmëfinalen që zhvillohet të premten do të përballen me fituesin e ndeshjes Trepça-Bashkimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00