KB Peja është kualifikuar në “Final Four”, pasi ka mposhtur Golden Eagle Yllin në çerekfinale pas tri ndeshjeve. Në tërësi, Peja fitoi dy takimet në Therandë, e Ylli fitoi në Pejë.
Ndeshja e sotme i takoi pejanëve, që fituan me rezultatin 79-84, për t’u kualifikuar tutje në gjysmëfinale.
Më i dalluari sonte në parket ishte Townes i Pejës me 25 pikë.Tani, në gjysmëfinale Peja takohet me Bashkimin.