Katèr pesona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Koshare të Ferizajt, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, I cili tha se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në dalje të fshatit Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, tre persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha ai për Demos.
Tutje, Veseli bëri të ditur se ekimet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe hetimet në lidhje me këtë rast kanë filluar.