sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Katër shtetet me rrezik të lartë nga COVID-19, për të cilët ka masa kufizuese për hyrje-dalje në Kosovë

    08/07/2021 14:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e katër shteteve me rrezik të lartë nga COVID-19, qytetarët e të cilave vende u nënshtrohen masave më të rrepta gjatë hyrjeve dhe daljeve në Kosovë.

    Mbretëria e Bashkuar, Qipro, Spanja e Portugalia janë katër shtetet që renditën në listën me rrezik të lartë.

    Kjo listë e vendeve do të përditësohet çdo dy javë, ka bërë të ditur MSH.

    Ndërkaq, qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

    Nga pika 2. përjashtohen:

    3.1. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare, tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojnë Kosovën brenda tre (3) orësh;

    3.2. Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

    3.3. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

    3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;

    3.5. Personat që kanë certifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

    3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.

    3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeçare.

    Artikuj të ngjashëm

    Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në objektin e Komunës së Bujanocit për nder të 28 Nëntorit

    Kjo është arma dhe flamuri i Agim Ramadanit, bashkëluftëtari i ruan me krenari

    Deputetja e PDK-së: Ky 28 Nëntor do të mbahet mend që Kosova e Shqipëria s’janë një, fajtorin e dini

    Të Fundit

    Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në objektin e Komunës së Bujanocit për nder të 28 Nëntorit

    Kjo është arma dhe flamuri i Agim Ramadanit, bashkëluftëtari i ruan me krenari

    Deputetja e PDK-së: Ky 28 Nëntor do të mbahet mend që Kosova e Shqipëria s’janë një, fajtorin e dini

    Haxhiu: Popullit tonë shqiptar, Gëzuar Dita e Flamurit

    Vizita e Trendafilovës në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.