Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara në Malishevë të dyshuar për “dhunë në familje”. Një burrë dyshohet se e ka sulmuar një grua, e një grua dyshohet se i ka sulmuar anëtarët e familjes.
Burri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa gruja në Spitalin Psikiatrik.
“Malishevë / 04.02.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
“Malishevë / 04.02.2025 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, dyshohet me probleme psikike, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar anëtarët e familjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin Psikiatrik.”
Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë që dyshohet se e ka shqetësuar ish të dashurën e tij, shtetase të Shqipërisë.
“Fushë Kosovë / 04.02.2025 – 04:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shqetësuar ish të dashurën e tij shqiptare shtetase e Shqipërisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Ndërsa në Prishtinë është arrestuar një burrë që dyshohet se e ka sulmuar një grua.
“Prishtinë / 04.02.2025 – 08:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima femër kosovare nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.”
Ndërsa një person në Malishevë është arrestuar pasi dyshohet se në qershor të vitit të kaluar ka ushtruar dhunë në familje.
“Malishevë / 11.06.2024 – 14:00. Lidhur me rastin, më 04.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”