Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Katër raste të dhunës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje

    08/09/2024 10:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

    Në Prishtinë një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ai është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë  04.09.2024, 17:00. Është raportuar se  pas një mosmarrëveshje viktima/femër është sulmuar fizikisht i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

    Ndërsa në Fushë Kosovë një person është dërguar në mbajtje pasi e ka kanosur gruan e tij.

    “Fushë Kosovë  07.09.2024, 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur bashkëshorten tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

    Në Deçan, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij dhe ka tentuar ta lëndojë veten.

    “DHUNË NË FAMILJE- Deçan  07.09.2024, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte tentuar të vet lëndohet me një mjet të mprehtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

    Në Mitrovicë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person dhe më pas është kthyer të prindërit e saj.

    “DHUNË NË FAMILJE- Mitrovicë  07.09.2024, 19:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj është kthyer te prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

    Artikuj të ngjashëm

    Gjashtë raste të dhunës në familje, tre persona të arrestuar

    Pesë raste të dhunës në familje u raportuan në polici brenda 24 orëve

    Raste të shumta të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, viktima gratë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.