Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë, ndërsa nga një në Gjilan dhe Ferizaj. Lidhur me këto raste , dy persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Podujevë 29.01.2025 – 00:42. Njësiti policor deri sa ka qenë duke patrulluar, ka hasur në një automjet të ndalur ku qifti që ishin në automjet ishin duke u rrahur mes vete. Palët janë dërguar në emergjencë, kanë marrë tretman mjekësor dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 29.01.2025, 13:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilin bashkëjeton. E njëjta pas intervistimit me dëshirë ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të saj së bashku me fëmijën e saj, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
. Gjilan 29.01.2025 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shkuar të takojë ish të fejuarën në vendin e punës edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
. Ferizaj 29.01.2025, 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit i kishte sulmuar dy viktimat meshkuj kosovarë babanë dhe vëllain e tij, si dhe viktimën femër- motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.