Autoritetet lokale suedeze të rajonit Örebro në një deklaratë thanë se katër persona janë pranuar në spitalet në zonë pas sulmit me armë në një shkollë.
Aktualisht nuk dihet mosha apo shkalla e lëndimeve të tyre.
Të shtënat ndodhën në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit, të martën pasdite, ndërsa zyrtarët u bënë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës.