Dëshmitari Hakif Kasumi, po dëshmon në procesin gjyqësor ndaj Sllogjan Trajkoviqit i cili po akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile, shkruan GazetaDemos.
Në dëshminë e tij, Kasumi ka treguar se ai dhe familja e tij ishin mbledhur te varrezat nga policia serbe, ku më pas të ndaluarit u ndanë sipas moshës. Ai ka identifikuar një prej pjesëtarëve të forcave serbe, Sllagjan Trajkoviqin, të cilin e njihte edhe nga e kaluara.
“Sllagjani ishte me uniformë, me armë të gjatë dhe të shkurtër. E kam njohur edhe para luftës, sepse ishim nga fshatra afër,” ka deklaruar ai.
Dëshmitari ka treguar se gjatë ndalimit, të arrestuarit u goditën me shufra dhe bishta të kaciave, duke përmendur se Trajkoviqi ishte një nga ata që ushtronin dhunë.
“Ka sjellur me bisht të kacisë, kur i është thyer e ka marrë një shufër të hekurt dhe ka goditur edhe më shumë,” ka thënë ai.
Dëshmia e plotë:
Hakif Kasumi, po dëshmon
Prokurorja: Dëshmitar, a ju kujtohet viti 1999, ju dhe familja e juaj a keni qenë të tubuar te varrezat?
Hakifi: Po kemi qenë.
Gjyqtari: A po na tregon se çka ka ndodhur?
Hakifi: Na kanë tregue se po qesin te varrezat, qytetarët na kanë treguar ata të fshatit. Policia ka hy i ka qitë.
Prokurorja: Cila polici, a ishin krejt popullatë shqiptare?
Hakifi: Po, na kanë qitë te varrezat policia e Serbisë, na kanë ulur aty, na kanë ndarë dhe na kanë ndarë ata 18 deri në moshën 60 vjeçare.
Prokurorja: Çka ndodhte pastaj aty?
Hakifi: Sa kanë mujtë na kanë sjellë, me shufra, me bishta të kaciave. Aty ka qenë Musa, ka lirue. Sllagjani ka sjell sa ka mujt pa u nalë hiq.
Prokurorja: Sllagjani a ishte me uniformë apo i veshur civil?
Hakifi: Sllagjan Trajkoviqi ishte me uniformë, u kanë me armë të gjatë edhe të shkurtër, kapele ska pasur. E kam njoftuar edhe përpara, se kojshi jemi kanë qaty, kemi qenë me fshatra afër.
Prokurorja: Çka bënte Sllagjani aty?
Hakifi: Sllagjani u kanë me armë, pa kapele, ska pas maskë se nuk e kisha njoft.
Prokurorja: Kon e rrifke?
Hakifi: Kënd ka mujt.
Prokurorja: A ishe afër Sllagjanit?
Hakifi: Diferencë 3 a 4 metra, ka rreh sa ka mujt, qe atë tjetrin se njof po ai s’ka rreh, ky po sa ka mujt.
Prokurorja: A ka qenë dukshmeria e mir?
Hakifi: Po, po e mirë ka qenë.
Prokurorja: Thatë se e kam njoftuar Sllagjanin edhe para luftës, a ke fole me to edhe para luftes?
Hakifi: Jo, skam folë, as atë ditë s’kam folë.
Prokurorja: Thatë se na kanë nda, kah shkove?
Hakifi: Në Vushtrri në sallë të sportit, e të nesërmen në Smrekovnicë nja 10 ditë në burg, pastaj na kanë dërguar në shkollën teknike në Mitrovicë, dhe na kanë dërguar në bodrum.
Prokurorja: Ju thatë së pari në sallë të sportit, me çka ju kanë dërguar?
Hakifi: Me kamion.
Prokurorja: Kur ishit në sallën e sporteve, a ishit të rrethuar?
Hakifi: Po, ishim nga policia.
Prokurorja: Çka ju bënin?
Hakifi: Kemi qenë të rrethuar me autoblinda.
Peokurorja: A ishit shqiptarë të gjithë?
Hakifi: Po
Prokurorja: A ishte aty Sllagjani te salla e sporteve?
Hakifi: Po, edhe ka rreh sa ka mujt, por se kam pa më kanë kallxu.
Prokurorja: Nga salla e sporteve me çka ju dërguan në Mitrovicë?
Hakifi: Në mënyrë të njëjtë me kamion.
Prokurorja: Çka ndodhi me fatin e juaj te shkolla teknike?
Hakifi: na kanë marrë nga një nga një, na kanë ngjitur në katin e 3, na ka marrë në pyetje Vojsa Simiq.
Prokurorja: A ja keni ditur edhe atehere mbiemrin Sllagjanit?
Halifi: Jo. Baben e tij ja kam njoftur, Jozë e ka pasur emrin.
Prokurorja: Thatë sja dijë mbiemrin, a është ky Sllagjani?
Ndërhynë avokati mbrojtës i Sllagjanit: Është bërl kjo pyetje 100 herë, dhe mos të bëhet pyetja e njëjtë.
Trupi gjykues refuzon pyetjen e prokurores speciale, sepse janë të ditura se si identifikohen të akuzuarit.
Prokurorja: Pas luftës e keni takuar Sllagjanin?
Hakifi: Jo
Prokurorja: Thatë se ka sjellur shumë Sllagjani, me çka?
Hakifi: Ka sjellur me bisht të kacisë, kur i është thyer e ka marrë një shufër të hekurt dhe ka sjellur ma shumë. Edhe në kampiona edhe ulur.
Prokurorja: A thoshte dicka kur sillte?
Hakifi: Po shajke sa mujke.
Prokurorja: Personalisht a ju ka goditur juve personalisht?
Hakifi: Po, diku 3 a 4 herë më ka goditur.
Prokurorja: Gjatë intervistimit ju kanë bërë me foto a diçka me e identifikuar?
Hakifi: Po
Gjyqtari: A kanë qenë foto të shumtat?
Hakifi: Po shumë, nja 10 a 20 a ma shumë.
Prokurja skam më pyetje