LajmeZgjedhjet 2025
Kastriot Shabani: Do t’i mbështesim bizneset vendore që sjellin zhvillim në Shtime

Kastriot Shabani, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Shtimes, vizitoi sot qendrën kopshtare “Agrocoop”, një nga bizneset më të suksesshme në komunën e Shtimës dhe më gjerë.
“Sapo vizituam biznesin që s’ka nevojë për prezantim, “Agrocoop”.
Agrocoop është qendra kopshtare me gamën më të gjerë të produkteve kopshtare në Kosovë.
Pra Shtimja mundet, qytetarët kreativë e punëtorë që ka qyteti ynë nuk janë të pakët. Do të punojmë vazhdimisht që ndërmarrësit e qytetit tonë t’i kenë të gjitha kushtet e mira infrastrukturore për mbarëvajtjen e bizneseve të tyre”, shkroi ai.