Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kastrati: Vizita e drejtorit të CIA-s në Kosovë, lajm i keq, Kurti s’mund ta promovojë si sukses

    24/08/2024 19:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka folur në lidhje me vizitën e drejorit të CIA-s në Kosovë, duke thënë se një vizitë e tillë mund të shihet si lajm i keq.

    Ai tha se vizita e William Burns tek Kurti, Dodik dhe Vuçiq mund të shihet si sinjal se situata është delikate dhe se kanalet diplomatike mund të mos jenë të mjaftueshme për të trajtuar keto tema.

    Deputeti i PDK-së tha se zakonisht shefi i CIA-s viziton vatra të krizës të cilat iu ekspozohen rreziqeve.

    “Vizita e Drejtorit të CIA-s ne një vend të vogël si Kosova mund të shihet si një lajm i keq për disa arsye. Një nga këto mund të jenë edhe çështjet e sigurisë që mund të ndikojnë edhe ne paqëndrueshmëri rajonale.Vizitat e profilit të zyrtarit lartë të inteligjencës te Kurti, Dodik e Vucic mund të shihen edhe si sinjal që situata është delikate dhe se kanalet diplomatike mund të mos jenë të mjaftueshme për të trajtuar këto tema.Zakonisht Shefi i CIA-s viziton vatra te krizes te cilet ju ekspozohen rreziqeve të jashtme ku kërkohet vëmendje e veçantë dhe kujdes i shtuar perderisa sjellja e aktorëve lokal është e papërgjegjshme” tha Kastrati.

    Deputeti i PDK-së tha se Kurti, një vizitë tillë, nuk mund ta promovojë si sukses.

    Ai tha se sukses konsiderohet kur të vijnë përfaqësues qeveritarë amerikane që ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

    “Kurti nuk mund ta promovojë kete si sukses. Ka ndodhur e kundërta. Në emër të Kosovës nuk guxon askush të luaj me arkitekturën e sigurisë rajonale ku Kurti ska asnjë investim, por investitoret kryesore jane SHBA dhe NATO. Sidomos jo ne kohen kur Burns ka angazhim te shtuar për luftërat në Gaza dhe Ukrainë.Sukses është kur nga SHBA të vijnë perfaqesues qeveritarë amerikanë që ndihmojne zhvillimin ekonomik te Kosoves e qe me Kurtin ky nuk eshte rasti”

    “Të shpresojmë që Kurti i ka marrë seriozisht këto mesazhe dhe do të punojë seriozisht në kthimin e partneritetit me SHBA pa ju hyr krizave e fiskulturave artificiale ne Veri te vendit për llogari të votave të VV-se e në dëm te Kosovës” tha deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, për Gazeta Blic.

    Shefi i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, para ardhjes në Prishtinë qëndroi në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

    Burns në Prishtinë mbajti takim me Presidenten, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

    Ky i fundit e cilësoi si ‘moment historik’ takimin me të parin e Inteligjencës Amerikane.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastrati: Dita kur Hashim Thaçi ka me u kthy në Kosovë është shumë afër

    Kastrati: Sa më bosh stomaku i ushtarëve, aq më plot xhepi i zuzarëve, këta duhet me u arrestu

    Rritja e pensioneve, Kastrati: Era e plehut nuk mbulohet me parfum

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.