Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kastrati: Të ndahen më shumë mjete për ushtri, ushtarët të mos paguhen më nga 380 euro

    14/12/2022 19:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të ndaj më shumë buxhet për ushtrinë.

    “Problemi kryesor ka qenë tek buxheti që i është ndarë FSK-së gjatë këtyre katër vjetëve që nuk ka ecur aq mirë. Gjatë këtij viti e kam lavdëruar qeverinë që ka ndarë 103 milionë euro buxhet pasi është avancim për pajisje e kapacitete të FKS-së”.

    “Po të ishte nga fillimi buxhet i lartë sigurisht që Ushtria e Kosovës do të ecte shumë më shpejtë sesa deri tani”, tha Kastrati Info Magazine.

    Kastrati, në Info Magazine në katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, vlerëson se duhet bërë më shumë veçanërisht në rritjen e pagave të ushtarakëve.

    “Ushtria i ka 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 rezervë por edhe armatimi dhe pajisjet e ndryshme kërkojnë kosto të madhe. Vitin e parë dhe të dytë nuk i është dhënë hapësirë e duhur në buxhet të mjaftuar për të ecur përpara. Për vitin e ardhshëm janë ndarë 128 milionë euro, mirëpo mendoj se janë më pak se 103 milionë që janë ndarë këtë vit pasi inflacioni, pajisjet, ushtrimet, shkollimet dhe stërvitjet kanë kosto më të lartë se vitin që do të lëmë pas. Prandaj, mendoj se buxheti i ndarë për ushtrinë është shumë i vogël”.

    “Me aq sa di unë për vitin e ardhshëm nuk është paraparë rritja e pagës dhe kjo gjë është shumë keq pasi me 380 euro pagë prej një ushtari kërkohet cilësi, përgatitje, gatishmëri dhe që të sakrifikojë për atdheun dhe kjo nuk është në rregull”, tha Kastrati.

    Artikuj të ngjashëm

    Nëntogerja kosovare Vesa Ibrahimi shkruan histori në SHBA

    Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Të Fundit

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.