Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur për reformat në arsim, ku sipas tij ky veprim i marrur nga ai është arsyeja edhe pse humbi zgjedhjet.
Ai ka thënë se për këtë reformë nuk pati mbështetje nga niveli qendror, pasi sipas ishte interesi partiak në radhë të parë për ta.
Sipas Kastratit egziston një klasë në Kamnicë e cila quhet “Arbërie Nagavci”
“Është një klasë në Kamenicë e cila quhet “Arbërie Nagavci”, madje këtë klasë e ka vizituar edhe vetë ministrja e Arsimit, ku edhe ka realizuar fotografi me nxënësit gjatë vizitës së saj”, është shprehur Kastrati.