Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati i cili garon me numrin 65 në zgjedhjet parlamentare, po vazhdon punën në terren, raporton GazetaDemos.
Gjatë ditës së djeshme ai vizitoi Poklekun e ri e të vjetër, Shtrubullovën, Çikatovën e Drenasin.
“Mbrëmë Pokleku i ri, Pokleku i vjetër, Shtrubullova, Çikatova e re dhe Drenasi i njëzëri kundër pushtetit anti-Kosovë të Albin Kurtit”, tha Kastrati.