Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kastrati: Dita kur Hashim Thaçi ka me u kthy në Kosovë është shumë afër

    08/12/2024 19:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati përmes një video ka komentuar aktakuzën e fundit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale, shkruan GazetaDemos.

    Kastrati u shpreh se në momentin kur Thaçi ka ngritur dorën në Gjykatë, gjyqtarët ‘janë dridhë’, pasi sipas tij ai ka pasur gjithmonë të drejtë.


    “Momenti kur e ka çu dorën presidenti ynë i madh atë ditë, ata gjyqtarë janë dridh, janë dridh sepse ata janë të vetëdijshëm që sa herë që e ka çu dorën Hashim Thaçi në histori, gjithmonë ka pas të drejtë , sa herë e kanë çu dorën, pushkën e zanin e kanë ngritë ushtarët e UÇK-së e krejt komandantat e UÇK-së, ata kanë pasë të drejtë”, tha ai.


    Deputeti i PDK-së, thotë se ushtarët e Serbisë nuk mundën ta mposhtnin idenë e UÇK-së për çlirimin e vendit.


    “Përmbi 250.000 mijë ushtarë, miq të Serbisë, s’kanë mujt me e mposhtë Hashim Thaçin, s’kanë mujt me e mposhtë idenë e UÇK-së për çlirim të këtij vendi, as kjo gjykatë e turpit nuk ka me mujt, kjo gjykatë e cila përveç tjerash funksionon me dosje të Serbisë dhe të bashkëpuntorëve të Serbisë në Kosovë”, tha ai.


    Tutje, Kastrati u shpreh se së shpejti Thaçi do të kthehet në Kosovë.


    “Dita kur Hashim Thaçi ka me u kthy në Kosovë është shumë afër, aq afër ka tregu aktakuza e djeshme, ata i ka kap panika sepse e kanë pa që lufta ka qenë e drejtë e pastër dhe s’kane fakte.Të gjithë ata që iu kanë gëzu këtij fakti për aktakuzën më të re duhet të dëshpërohen sepse shumë është afër dita kur ky do të triumfoj dhe me këta ka me triumfu edhe e drejta dhe ka me u kthy edhe lavdia e këtij kombi”, tha Kastrati.

    Video e plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Kastrati: Sa më bosh stomaku i ushtarëve, aq më plot xhepi i zuzarëve, këta duhet me u arrestu

    Rritja e pensioneve, Kastrati: Era e plehut nuk mbulohet me parfum

    Kastrati i PDK-së ironizon me Sveçlën, e quan “Xhelal llokumi”

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.