Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i cili është edhe zëvendëskryetar i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, e ka akuzuar ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, për paaftësi dhe keqpërdorim të subvencionimit me tekste shkollore, raporton Gazeta Demos.
Gjatë një konference për media, Kastrati tha se këtë vit prindërit do të paguajnë për tekstet shkollore të fëmijëve, gjersa fajin ia lë ministres Nagavci e cila sipas tij nuk arrin t’i sigurojë librat për fëmijët dhe e quan si ministren më të dobët që ka pasur ndonjëherë Kosova.
Kastrati tutje tha se Nagavci po shndrrohet në një recidiviste e keqpordorimit të shtetit, gjersa shpreh keqardhje mbi situaten në të cilen po kalojnë prindërit.
“Asnjë kompani nuk mundesh me e gjetë për me e bë më shumë kaotike, e pushteti aktual janë ekspertë. Po i vjen era korrupsion subvencionimit për librat shkollor nga Nagavci”, tha Kastrati.
Ai nuk la pa përmendur edhe Kryeministrin Kurti.
Sipas tij Kurti nuk e “lodh” kokën shumë për dhimbjet e qytetarëve dhe se e vetmja kohë kur Kurti i sheh problemet e tyre është pikërisht koha e zgjedhjeve, kur atij i duhen votat e qytetarëve.
Ndërsa, deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se vitin e kaluar mbi 4 milionë euro janë ndarë për blerje të librave, ndërsa këtë vit mbi 20 milionë, edhe pse janë 100 mijë nxënës me pakë.s