Ka filluar ndeshja e shumëpritur ndërmjet skuadrës së Ballkanit dhe asaj të Shkupit.
Kjo ndeshje që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka nisur me një karton të kuq për skuadrën e Shkupit.
Pas ndërhyrjes në Albion Rrahmanin në minutën e 2’të është larguar mbrojtësi i Shkupit, Abdulla.
Referi ishte i ashpër pasi lojtari ishte i fundit dhe u ndëshkua me karton direkt të kuq.
Kujtojmë se Ballkani fitoi ndeshjen e parë në Shkup me rezultat 1-2.