Përpara fjalimit të fitores së Donald Trump në Florida pak më herët, ishte një skenë krejtësisht e ndryshme në vendin e festës së natës zgjedhore të Kamala Harris në Washington DC, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo pritej të fliste para turmave në Universitetin Howard, por kur u bë e qartë se kjo nuk do të ndodhte, të mbledhurit u drejtuan për në shtëpi – duke lënë pas karrige bosh dhe flamuj të braktisur.
Sipas projeksionit të CNN, Trump aktualisht ka 266 vota elektorale, vetëm katër vota larg Shtëpisë së Bardhë.
Në anën tjetër demokratja Kamala Harris ka 195 vota.
Kandidati që arrin në 270 vota elektorale i fiton zgjedhjet presidenciale. Numërimi është duke vazhduar.