Kardiologu Florim Cuculi që drejton klinikën e kardiologjisë në Luzern të Zvicrës ka folur në T7 për historinë e tij, por edhe për tema që lidhen me fushën e tij.
Ai ka folur edhe për sëmundjet e zëmrës, ku ndër të tjersh është ndalur të ushqimet.
Ka preferuar perimet dhe jo brumët. Ai ka dekalruar se edhe “ai preferon burekun”, por sugjeroi që ushqimet të integrohen dhe jo të hahen vetëm ato që nuk janë të shëndetshme.
Ushqimin e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm në parandalimin e këtyre sëmundjeve.
”Edhe unë e du burekun, por nuk është mirë nëse i anashkalojmë ushqimet e tjera. Kur isha duke udhëtuar për në shëpi në autostradë pash që kishte domante. Ishin jashtëzakonisht të lezetshme, ajo ishte shumë më mirë sesa ta kisha hangër një gjysmë buke”, ka thënë ai.