Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kaq sulme ndaj personave zyrtarë u raportuan këtë vit

    08/03/2025 20:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ndonëse intervenuan për të ndërprerë një përleshje, përfunduan vet të sulmuar.

    Por, nuk është rasti i vetëm kur policët sulmohen në detyrë.

    Dukagjini ka kërkuar të dhëna nga Policia për numrin e rasteve kur cak kanë qenë pjesëtarë të saj.

    Por, ky institucion ka dërguar statistika për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, ku përveç policëve përfshihen edhe zyrtarë institucioneve tjera shtetërore.

    Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2024 kanë qenë 154 raste të tilla, ndërsa sivjet deri më 7 mars janë raportuar 26 sulme ndaj personave zyrtarë.

    Por, sa mund të shkojë dënimi për personat që kryejnë këtë vepër penale.

    “Kushdo që sulmon ose kanos seriozisht personin zyrtarë për çështje të ndërlidhura me detyrën zyrtare ndëshkohet me burgim nga tre muaj deri në 3 vite”, ka thënë Ardian Bajraktari, avokat.

    Ndërkaq, kur sulmi bëhet ndaj punonjësve të institucioneve të tjera siç janë gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët doganorë, zyrtarët të shërbimit korrektues, atëherë dënimi mund të shkojë deri në 5 vjet burgim.

    Njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se për shkak të natyrës së punës, zyrtarët policorë janë më së shumti të përfshirë në këto raste.

    Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë që në shumicën e rasteve, qytetarët nuk pajtohen me gjobat policët ua shqiptojnë, sidomos në komunikacion.

    Por, sipas tij, jo gjithherë sulmet kryhen për fajin e qytetarëve.

    “Edhe nga zyrtarët policorë kur ka tejkalim të përdorimit të forcës të nevojshëm të forcës prandaj këtu mund të kemi edhe kundër reagim të qytetarëve”, ka thënë Valdet Hoxha, Ish-zv. Ministër i Brendshëm.

    Megjithatë, Hoxha vlerëson lart punën e Inspektoratit Policor dhe gjykatave në raste të tilla

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.