Në muajt janar dhe shkurt të vitit 2025 nga Kosova janë larguar 11 mjekë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.
“Gjatë këtyre dy muajve, janar dhe shkurt janë larguar 11 mjekë të rinj”, ka thënë ai.Ai ka treguar se trendi i ikjes së mjekëve e përcjell gjendjen ekonomike në vend.
“Ky është një trend që e përcjell gjendjen ekonomike në përgjithësi në Kosovë. Në momentin që keqësohet gjendja ekonomike apo kushtet e jetesës ne e shohim një rritje të tyre”, ka deklaruar Sejdiu.Ndërsa, gjatë vitit 2024 nga Kosova janë larguar gjithsej 111 mjekë.