LajmeZgjedhjet 2025

Kaq komuna fituan VV, LDK, PDK e AAK

Kosova sot e ka përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nga 38 komuna sa ka gjithsej Kosova, 20 e vendosën fituesin në raundin e parë më 12 tetor dhe 18 të tjera sot më 9 nëntor.

Partia me numrin më të madh të komunave të fituara është Lista Serbe, e cila ka siguruar drejtimin në dhjetë komuna: Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Kllokot, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Novobërdë dhe Mitrovicë e Veriut.

Lëvizja Vetëvendosje, e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka dalë fituese në shtatë komuna: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Kamenicë, Shtime, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Podujevë.

Me po aq komuna të fituara renditet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhikut, e cila ka siguruar drejtimin në Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash, Viti dhe Istog.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar gjashtë komuna në këto zgjedhje lokale: Prizren, Kaçanik, Skenderaj, Vushtrri, Ferizaj dhe Han i Elezit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar pesë komuna: Rahovec, Gjakovë, Deçan, Suharekë dhe Klinë.

Nga një komunë kanë fituar: NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt, e cila ka marrë drejtimin e Malishevës, Iniciativa e Ramiz Lladrovcit në Drenas, Partia turke KDTP në Mamushë.

Back to top button