Qeveria e Kosovës në prezantimin e Pakos së re të Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19 ka thënë se pritet të ndahen 50 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt të punëkërkuesve.
Në këtë pako kanë hyrë shtresa të ndryshme të cilat do të përfitojnë së shpejti.
Përfitues të tjerë do të jenë edhe gratë lehona që janë të papunësuara. Për këtë pjesë do të ndahen 3 milionë euro.
“3 milionë euro për pagesën e lehonave të papunësuara. Në kuadër të kësaj skeme që do të fillojë këtë vit, të gjitha lehonat që nuk punojnë, do të përfitojnë mbështetje në nivelin e pagës minimale për 6 muaj me radhë”, thuhet në njoftim.