Numri i përgjithshëm i automjeteve që kanë hyrë në Kosovë në muajin korrik bazohet në numrin e policave të shitura nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS).
Nga Byroja Kosovare e Sigurimit kanë treguar për Insajderin se gjatë muajit korrik të këtij viti 132,059 automjete kanë hyrë në Kosovë.
Shefja e Burimeve Njerëzore në BKS, Gëzonjeta Beqiri, ka deklaruar për Insjaderin se për dallim nga vitet e kaluara gjatë këtij viti kanë hyrë më shumë automjete në vendin tonë.
Numri i policave të sigurimit të shituara gjatë korrikut të vitit 2021 ka qenë afro 11 mijë më pak se në këtë vit. Në korrikun e vitit të kaluar kanë hyrë 121,231 automjete në Kosovë.
Derisa gjatë vitit 2020 shumë bashkëatdhetarë nuk kishin mundur të vijnë në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas statistikave të BKS, në vitin 2020 janë shitur 28,448 polica të sigurimit.