Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet F.M. në Prizren, nën dyshimet se së bashku me dy persona të tjerë, kishin sulmuar dje fizikisht një 35-vjeçar, të cilit me këtë rast i kishin grabitur dy telefona mobilë dhe para të gatshme prej 75 eurosh.
Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar, i cili ka vendosur masën 48 orë ndalim për të dyshuarin F.M.
Ndërsa dy dyshuarit tjerë janë duke kërkuar nga hetuesit policorë të Stacionit Policor të Prizrenit.