Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Uncategorized

    Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje

    19/06/2025 21:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku sipas policisë i njëjti ishte i kërkuar për vrasje për arsye të gjakmarrjes.

    Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar L. L., 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

    Bëhet e ditur se i dyshuari ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

    Përmbledhje e ngjarjes nga Policia e Shtetit:

    Në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, është vrarë me armë zjarri shtetasi i Shqipërisë, A. B.

    L. dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.

    Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale.

    Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku ‘godet’ Kurtin: Ai është i paditur politikisht

    Gattuso merr në dorë Italinë

    Rusia paralajmëron kafastrofë si të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

    Të Fundit

    Abdixhiku ‘godet’ Kurtin: Ai është i paditur politikisht

    Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje

    Gattuso merr në dorë Italinë

    Rusia paralajmëron kafastrofë si të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

    Haradinaj ia uron ditëlindjen Mbretit Charles përmes ambasadorit britanik

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.