Katët shtetas të Serbisë janë kapur nga Policia e Kosovës në Novosellë të Kamenicës pas kalimit ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.
Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur gjësende të ndryshme të përdorura.
“Fsh. Novosellë, Kamenicë 14.04.2025 – 10:25. Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar shtetas të Serbisë, pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur gjësende të ndryshme të përdorura. Me vendim të prokurorit, mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi policia e Kosovës.