Kaos në ndeshjen e Inter Miamit: Tifozët hynë në fushë dhe e rrëzojnë Lionel Messin
Gjatë një ndeshjeje miqësore mes Inter Miami dhe Independiente del Valle, u panë skena kaotike, kur Lionel Messi u rrëzua në fushë pas përpjekjeve të disa tifozëve për të hyrë në fushë dhe bërë foto me të.
Sigurimi reagoi shpejt dhe ndërhyri për të parandaluar incidentin, duke e ndaluar tifozin që po i afroheshin.
Në rrëmujën që pasoi, pjesëtarët e sigurimit e rrëzuan pa dashje vetë Messin, duke shkaktuar habi në tribuna. Argjentinasi i famshëm përfundoi në bari, por fatmirësisht pa pasoja serioze.
Situata u qetësua shpejt, tifozët u larguan nga fusha dhe ndeshja vazhdoi normalisht. Megjithatë, momenti kur një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave përfundon në tokë si pasojë e ndërhyrjes së sigurimit bëri xhiron e botës dhe u kthye në temë kryesore të mediave sportive.
Ndërkohë, Messi u aktivizua në pjesën e dytë dhe vendosi sfidën nga pika e bardhë për fitoren 2-1.
Të dielën, Inter Miami vazhdon sezonin në MLS me një vizitë te Orlando City.
LIONEL MESSI WAS TAKEN DOWN BY FANS IN PUERTO RICO! pic.twitter.com/gtEv9L29Bg
— Viralitity (@Viralitity) February 27, 2026