LajmeNdërkombëtare

Kaos brenda klasëve teksa sulmuesi ishte duke shtënë në oborr – publikohet video nga sulmi në shkollë në Austri

Në qytetin Graz të Austrisë, sot rreth orës 10 të mëngjesit ka ndodhur një të shtënë në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse, ku deri tani janë konfirmuar dhjetë viktima.

Sipas informacionit të deritanishëm, kanë humbur jetën disa nxënës, një person i rritur dhe sulmuesi.

Sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

Gazeta Kronen Zeitung raporton se sulmuesi ka qëlluar në dy klasa dhe më pas është gjetur i vdekur në një nga tualetet, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga kryetarja e bashkisë, Elke Kahr.

Në internet ka qarkulluar një video ku dëgjohet të shtënat në oborrin e shkollës, si dhe kaosi që ka ndodhur brenda klasave të shkollës.

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button