Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të kanosjes në kryeqytet, shkruan GazetaDemos.
Sipas policisë i dyshuari ka sulmuar dhe ka kanosur një burrë me armë zjarri, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur tre fishekë dhe një predhë.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë / 16.05.2024 – 20:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar dhe kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë dhe një predhë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore.