Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, dhe disa deputetë të kësaj partie janë kërcënuar.
Nga policia thonë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me rastin.
Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, tha se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Krasniqi.
Më herët në media u raportua se ka një plan për atentat ndaj kreut të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.
Lexo edhe: